Simiq mohon përkrahjen e demarkacionit me kusht formimin e AKS-së

24 Gusht 2016 - 10:33      

Beograd, 24 gusht – Lista Serbe nuk ka biseduar me përfaqësuesit e partive në pozitë të shqiptarëve për mbështetjen nga ana e saj të Marrëveshjes mbi demarkacionin me Malin e Zi, me kusht të formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe.

Kështu i ka deklaruar të përditshmes së Beogradit “Novosti”, shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq, transmeton Koha. net.

Simiq kështu ka demantua mediet e Prishtinës, sipas “Novostit”, se është arritur një marrëveshje e tillë, duke shtuar se me përfaqësuesit shqiptar nuk ka pasur kontakte rreth demarkacionit.

Lista Serbe merret me çështje shumë më të rëndësishme se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, citohet të ketë thënë Simiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...