Të shtunën në Pejë protestohet kundër demarkacionit

24 Gusht 2016 - 10:15      

Pejë, 24 gusht - Për të ngritur zërin kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, të shtunën në Pejë, në ora 12.00, është planifikuar të mbahet një tubim i thirrur nga këshilli organizativ, bën të ditur korrerspeondenti i “Kohës Ditore” nga Peja.

 

Ky këshill përbëhet nga përfaqësues të subjekteve politike, komunitetit të zonës kufitare, Klubit të intelektualëve, veteranëve të luftës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Me një thirrje publike, ky këshill ka ftuar qytetarët e Pejës, Deçanit dhe të Podgurit, që të marrim pjesë në numër sa më të madh në këtë tubim për ta kundërshtuar variantin e vijës kufitare me Malin e Zi, të përcaktuar nga Komisioni Qeveritar i Kosovës. Gjithashtu edhe Klubi dhe Forumi i Intelektualëve të Rugovës, me një njoftim kanë informuar se lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, kanë miratuar një rezolutë kundër ratifikimit marrëveshjes, të nënshkruar para një viti në Vjenë nga qeveria e Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjithashtu apelohet të deputetët e Parlamentit të Kosovës që të mos e ratifikojnë versionin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion, derisa nga Qeveria e Kosovës, intelektualët rugovas kërkojnë që të mos ushtrojë presion mbi deputetët, që në kundërshtim me përcaktimet e drejta të votojë më 1 shator Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi.

“Ndërsa, autoriteteve të Malit të Zi, intelektualët nga Rugova i bëjnë apel për durim dhe mirëkuptim, deri në përcaktimin përfundimtar të kufirit Kosovë-Mal i Zi, të pranueshëm dyanshëm dhe që të përfillin linjën kufitare Qafë e Çakorrit-Mokna-Kullë, që është parakusht për kultivimin e marrëdhënieve fqinjësore”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim të këshillit drejtues të Klubit dhe Forumit të intelektualëve të Rugovës, në mesin e të cilëve janë edhe Riza Smaka, Mujë Rugova dhe Ali Lajçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...