24 Gusht 2016 - 09:43
Për të mbërritur tek ajo, që banorët e zonës e quajnë “Syri i Ciklopit”, të duhet të kalosh nëpër një shteg të ngushtë, në një vend të pashkelur për rreth 1 orë, ndërsa pamja që shfaqet menjëherë është mahnitëse.
“Është një formë shumë e mirë turizmi që të mundëson ‘hiking’, por edhe plazhin, një formë shumë e mirë për të zëvendësuar pishinat me mjedisin natyror”, shprehet Neritan Ibi, guidë e specializuar “My Albania”.
Sipas legjendës, Ciklopi në dyluftim me bishën ra nga humnera dhe humbi syrin dhe zemrën e tij, duke krijuar dy basene me ujë të ftohtë të cilët të ftojnë të kridhesh në thellësinë deri në 5 metra.
Rruga deri tek zemra e ciklopit kërkon një vullnet eksploruesish, që kryesisht janë vendas, pasi terreni në këtë zonë bëhet gjithnjë e më i vështirë.
“Çdokush që gëzon shëndet të plotë mund të bëhet pjesë e këtij udhëtimi. Më shumë janë turistët vendas ata që e pëlqejnë këtë destinacion. Guidat e licensuara shoqërojnë të gjithë turistët për çdo rast të papritur”.
Një degë e lumit Erzen, që rrjedh në formën e një katarakti të vogël, bashkë me formacionet e shumta të shkëmbinjve, krijon këtë peizazh përrallor si një ftesë për relaks në çdo stinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...