Foto: Koha

Mustafa: Shuma e territoreve të komunave e përbëjnë territorin e Kosovës

23 Gusht 2016 - 23:46      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është drejtuar opinionit edhe njëherë në lidhje me çështjen e demarkacionit, gjegjësisht kundërshtarëve të kësaj çështjeje.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se kundërshtarët e demarkacionit nuk kanë njohuri elementare nga fusha e shënjimit të vijës kufitare.

Më poshtë gjeni të plotë reagimin e Mustafës:

Fjalia më e përfolur e atyre që kundërshtojnë shënjimin e kufirit me Malin e Zi është: “Kosova rrezikon të humbë 8200 hektarë”. Pastaj vazhdohet me konkluzionin se, komunat nuk po humbin, duke iu referuar Pejës, por po humb Kosova.

Kjo flet për një mungesë të njohurive elementare nga kjo fushë. Sepse, Kosova nuk ka territor që nuk përfshihet në një komunë, nuk ka territor të veçuar të komunave dhe territor të shtetit të Kosovës. Ai është një. Shuma e territoreve të komunave e përbëjnë territorin e Kosovës. Ndryshon vetëm pronësia, e cila mund të jetë private, publike (komunale , e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve qendrore), shoqërore (e firmave që nuk janë privatizuar). Tjetër territor nuk ka.

Gabimi është kur keqpërdoret shkenca për të mbrojtur një kauzë të trilluar politike. Shkenca dhe trillimet politike janë si karriga dhe fizkultura. S’kanë asgjë të përbashkët. Veç se e devalvojmë shkencën.

Shkenca definohet si veprimtari njohëse dhe përgjithësim teorik i dijeve objektive për natyrën, shoqërinë dhe të menduarit, të cilat paraqiten në trajtën e sistemeve të njohurive në fusha e degë të caktuara. Çfarë deri sot është prezantuar nga ata që thirren se janë shkencëtarë të fushës së shënjimit të kufijve (gjeografë, gjeodetë, juristë) nuk përngjan në shkencë. Është një grumbull hartash, që përdoren pa burime empirike dhe pa një metodologji shkencore që do të mundësonin që faktet të paraqiten në trajtën e sistemeve dhe të jenë të krahasueshme me rastet e tjera. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...