Foto: Koha

O’Connell: Opozita sikur dëshiron të ketë mospajtime me bashkësinë ndërkombëtare

23 Gusht 2016 - 23:43      

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka prekur edhe çështjen e opozitës në Kosovë dhe deklarimet e tyre në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

Ai thotë se i është krijuar një përshtypje sikur disa parti politike dëshirojnë të ketë mospajtime me bashkësinë ndërkombëtare.

“Kemi reaguar për përgjimet, për nepozitmin. Më vjen pak çudi kur dëgjoj zëra prej opozitës se pretendojnë se kurrë s’i kemi përmendur... sikur preferojnë të ketë mospajtime me bashkësinë ndërkombëtare... Kur ne dalim e kritikojmë diçka që ka bërë qeveria, disa parti politike opozitare thonë se nuk e kemi bërë”, theksoi O’Connell në Interaktiv.

Ai tha se ka kaluar koha kur ndërkombëtarët duhet të komentojnë gjithçka ndodhë në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën dhe do të komentojmë kur duhet. Kurrë s’i kam kritikuar protestat e opozitës, por i kritikoj kur janë të dhunshme”, shtoi ai.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...