Foto: Koha / ilustrim

Brenda 6 muajve, 17 fëmijë të braktisur dhe 20 aprovime për adoptim

24 Gusht 2016 - 07:33      

Braktisja e fëmijëve mbetet fenomen shqetësues në Kosovë. Pothuajse çdo vit braktisen fëmijë të sapolindur, e kjo ndodh për shkaqe të ndryshme. Gjendja e rëndë ekonomike, sipas ekspertëve, është faktori kryesor që i kontribuon kësaj dukurie.

Sipas Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale në bazë të raporteve të qendrave për punë sociale (QPS) në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë braktisur 17 fëmijë. Disa nga fëmijët e braktisur adoptohen nga njerëz të vullnetit të mirë, megjithëse procedurat e adoptimit shpeshherë janë kritikuar se janë të stërzgjatura, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Çdokush që do të adoptojë fëmijë kërkesën për adoptim e paraqet në Qendrën për Punë Sociale të komunës ku jeton, ku QPS-të më pas kërkesat i përcjellin në Departamentin për Politika Sociale dhe të Familjes (DPSF), gjegjësisht në Panelin për adoptimin e fëmijëve, i cili panel vlerëson se a plotësohen kriteret për adoptim të parapara me legjislacionin në fuqi dhe vendos në favor të parashtruesit të kërkesës apo për refuzim”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...