Protestë edhe në Tiranë kundër demarkacionit Kosovë – Mali i Zi

23 Gusht 2016 - 22:28      

Kundërshtimet për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malin e Zi janë shtrirë edhe në Tiranë.

Profesorë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë njoftuar se do të protestojnë ditën e hënë të 29 gushtit, përpara selisë së Ambasadës së Kosovës kundër këtij projekti.

“Kosova dhe kombi shqiptar nuk ka tokë për të falur. Ne bëjmë thirrje për bashkim në tubimin-protestë para Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, të hënën, më 29 gusht 2016, në ora 12:00, në kundërshtim të Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të zi”, thuhet në një njoftim për media, raporton Kosovapress.

Në njoftimin në fjalë nënvizohet se, personalitete dhe qytetarë nga Republika e Shqipërisë e kanë ndjekur me shqetësim të madh qëndrimin e qeverisë së Kosovës për këtë çështje.

“Ekspertë të shquar të gjeografisë, hartografisë, gjeodezisë dhe të së drejtës ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, në Republikën e Shqipërisë dhe më gjerë, me argumente dhe fakte të pakontestueshme tregojnë se shqiptarët me këtë akt të fundit ndërkombëtar vijojnë të humbin territore, sovranitet, subjektivitet politik, në Ballkan dhe Evropë”, thuhet tutje në njoftim.

Ata thonë se janë bazuar në llogaritjet e ekspertëve dhe shoqërisë civile, ku dëmi në territore vlerësohet të jetë të paktën 8.200 hektarë (82 km2) territor nga rajoni i Dukagjinit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...