Foto: Koha

Kelani: Sulmi ndaj Kuvendit dhe RTK-së mund të jetë i ndërlidhur

23 Gusht 2016 - 22:05      

Mbrëmjen e së hënës është sulmuar me granatë objekti i Radio Televizionit të Kosovës, ndërkaq ende nuk ka të arrestuar.

Një sulm tjetër mbi institucionet publike ka ndodhur më 4 gusht të këtij viti, ku u sulmua me predha antitank objekti i Kuvendit të Kosovës.

Edhe për këtë rast ka zero të arrestuar, derisa për të dyja rastet policia ka thënë se është duke i zhvilluar hetimet.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, në një intervistë në televizionin publik, ka thënë se sulmi në objektin e Kuvendit të Kosovës, dhe ai ndaj RTK-së, mund të ketë një ndërlidhje, megjithëse thotë se nuk është i sigurt.

Kelani tha se për momentin nuk mund të thotë asgjë, pasi duhet pritur rezultatet finale të hetimeve, por se sipas një emaili dërguar në redaksitë e mediave për të dyja rastet nga një person apo grup personash me emrin “Rugova Rugova”, mund të thuhet se ka një ndërlidhje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...