23 Gusht 2016 - 21:55
Deputeti socialist Taulant Balla, pas mbarimit të mbledhjes se Konferencës së Kryetarëve, ku ishte e pranishme edhe opozita, konfirmoi se ndërkombëtarët do të kenë një rol thelbësor në procesin e “Vettingut”, që pritet të nisë në muajin shtator.
“Me 30 gusht në 17:00 Kuvendi do mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar ligjin e parë të paketës së reformës në drejtësi. Iu la detyrë Komisionit të Posaçëm që të vazhdojë me dy ligjet e tjera. ShBA-BE, do të jenë pjesë esenciale e “Vettingut” që do të nisë në Shqipëri”, tha Balla.
Votimi në seancën plenare i hap rrugën nisjes së procesit të “Vettingut”, ndërsa sa u takon pretendimeve të opozitës së ligji shkel Kushtetutën e vendit, Balla tha se atë e vlerëson Gjykata Kushtetuese, jo Partia Demokratike.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...