
23 Gusht 2016 - 22:28
Këta studentë po ankohen se nëpër komunat prej nga vijnë kanë fakte se janë punësuar studentë të gjeneratës së tyre, por që kanë përfunduar studimet në kolegjet private, raporton KTV.
Albina Hoti e cila vjen nga Mitrovica thotë se janë më shumë se 20 mësimdhënës nëpër shkollat fillore dhe të mesme të diplomuar në kolegje private që kanë zënë vendet e punës.
Bazuar në ligjin e arsimit të lartë, ajo pretendon se përparësi kanë studentët e UP-së krahas atyre të kolegjeve private.
Njëjtë po ndodh edhe në shkollat e rajonit të Gjilanit. Gresa Bujupi thotë se në Drejtorinë komunale në Gjilan kanë premtuar se do të rishpallen vendet e punës, pasi edhe ata vlerësojnë se u është bërë e padrejtë, por deri më tash nuk kanë ndërmarrë asgjë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...