Foto: Koha

Shpresë për 1000 punëtorët e “Ferronikelit” [video]

23 Gusht 2016 - 20:21      

Sindikalistët e “Ferronikelit” u kanë dhënë shpresë rreth 1000 punëtorëve të kësaj fabrike se do të rinisin punën së shpejti.

Kryetari i Sindikatës, Fehmi Nika, pasi ka treguar një kronologji të ngjarjeve që kanë ndodhur që nga fundi i vitit të kaluar, kur kishte lëvizje të çmimit të nikelit në berzë, ka thënë se rifillimi i punës mund të jetë çështje ditësh, raporton KTV.

I pranishëm në këtë tubim të punëtorëve të “Ferronikelit” ka qenë edhe kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, i cili pret që brenda pak ditësh të realizohen kërkesat e sindikatës.

Nëse “Ferronikeli” nuk do të punonte për një vit, humbjet do të ishin afro 5 milionë euro në qarkullimin e bizneseve në këtë komunë.

“Ferronikeli” kishte ndalur prodhimin për shkak të çmimeve të disfavorshme në treg dhe të kostos së lartë të energjisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...