Foto: Koha

O’Connell: Kosova ka probleme më të mëdha se demarkacioni [video]

23 Gusht 2016 - 19:14      

Kosova ka probleme tjera më të mëdha se demarkacionin, vlerëson ambasadori britanik në Kosovë.

Në një intervistë për KTV-në, Ruari O’Connell ka thënë se kjo çështje nuk është reale, por as jetike për Kosovën. Ai ka shtuar se më 1 shtator duhet t’i lihet Kuvendit që të vendosë për këtë, derisa ka ripërsëritur se përdorimi i dhunës është i papranueshëm.

Ka folur për skandalin e përgjimeve, që ka thënë se është vetëm rikujtim dhe dëshmi e asaj çka ka ndodhur që nga paslufta në Kosovë.

Megjithëkëtë, ka thënë se nuk pajtohet që ambasadorët nuk kritikojnë vazhdimisht korrupsionin e nepotizmin dhe problemet tjera të Qeverisë, krahasuar me veprimet e opozitës.

O’Connell ka thënë se punësimi bazuar në lidhje familjare e politike mund ta mbysë Kosovën. Sipas tij, me tryeza nuk luftohet korrupsioni, por me përkushtim të klasës politike në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...