
23 Gusht 2016 - 19:03
Rreth orës 22 të së hënës, në oborrin e RTK-së, ka shpërthyer një mjet, që dyshohet të ketë qenë granatë dore, ndërsa pos dëmeve materiale, nuk pati të lënduar.
Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, e ka cilësuar sulmin si më të rëndin në fjalën e lirë në vend.
Në një reagim të menaxhmentit, që dënonte sulmin, është përmendur edhe Lëvizja Vetëvendosje, nga e cila drejtuesit e transmetuesit publik kanë kërkuar që të ndalet gjuha e urrejtjes drejt RTK-së.
Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj menaxhmentit të RTK-së ka qenë i menjëhershëm, duke mohuar çfarëdo lidhje me rastin e së hënës.
Policia e ka cilësuar rastin si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Një grup i ashtuquajtur “Rugovasit” ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Reagime për sulmin kanë ardhur nga të gjitha institucionet vendore, përfaqësues ndërkombëtarë në vendin tonë, subjektet politike, duke kërkuar që autorët të dalin para organeve të drejtësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...