Foto: Koha

Vit i bereqetshëm - Kosova përmbush 87.32 % të kërkesave të grurit

23 Gusht 2016 - 17:19      

Vit i bereqetshëm është vlerësuar 2016-a sa i përket rendimenteve të grurit. Këtë vit Kosova ka prodhuar 358 mijë e 017 tonë grurë duke përmbushur kështu 87.32 për qind të kërkesave të saj.

Këto të dhëna janë bërë publike nga Komisioni për monitorimin e fushatës së korrje shirjeve.

Në një komunikatë për media të Ministrisë së Bujqësisë thuhet se rendimenti mesatar ishte 4 mijë e 410 kilogramë për hektar, e që është më i lartë krahasuar me rendimentin mesatar të vitit të kaluar.

“Komunat që kanë pasur rendiment me të lartë janë Vitia me 5 mijë e 800 ton, Juniku me 5 mijë e 100 ton, Obiliqi me 5 mijë, pastaj vijnë Gjilani, Prishtina, Mitrovica e kështu me radhë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Sipërfaqet e përgjithshme të mbjella me grurë në këtë vit, sipas të dhënave të komunave, ishin 84 mijë e 500 hektarë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...