Foto: Koha

Bombat në institucione, SHBA: Disa të pafytyrë po e sulmojnë lirinë

23 Gusht 2016 - 17:02      

Ambasada amerikane në Prishtinë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm “me minahedhës në drejtim të hapësirave të Radio-Televizionit të Kosovës”, duke e parë atë si një “sulm shtesë kundër demokracisë Kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike”.

“Një grup i vogël paftyrësh tanimë ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmeve kundër parimeve demokratike dhe vlerave Euro-Atlantike. Kosova është më e mirë se kaq”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ambasadës, raporton Koha.net.

Ambasada amerikane thotë se përkrah fuqimisht përpjekjet e institucioneve Kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve.

“Qëndrojmë pranë qytetarëve të Kosovës duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të njerëzve të lirë dhe demokratik”, përfundon reagimi i Ambasadës.

Kujtojmë se mbrëmë pas orës 22:00 është sulmuar objekti i RTK-së me një mjet shpërthyes. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...