
23 Gusht 2016 - 15:53
Ministrja ka vlerësuar lartë punën e bërë nga përmbaruesit privatë, duke theksuar se nga viti 2014 kur sistemi i përmbarimit privat ka filluar së funksionuari, MD ka emëruar mbi 20 përmbarues të cilët kryejnë me efikasitet dhe përgjegjësi punën e tyre në tërë vendin.
Përmbaruesit Privatë për dy vite, që nga themelimi, kanë arkëtuar mbi 60 milionë euro të hyra të cilat i janë kthyer Republikës së Kosovës.
“Përkushtimi i Ministrisë së Drejtësisë për të ndihmuar këtë segment dhe përkrahja e deritanishme vërehet më së miri me mjetet e arkëtuara, ku nga 1 janari deri me 1 gusht 2016 janë mbledhur mbi 22 milionë euro”, tha ministrja.
Ajo më tej theksoi se puna e bërë nga përmbaruesit privatë ka marrë vlerësim maksimal edhe nga institucionet bankare.
“Në raportet e Bankës Botërore për të bërit biznes, sistemi i përmbarimit është vlerësuar si indikator kyç në rritjen e të hyrave, po ashtu në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, sistemi i përmbarimit ka rezultuar me uljen e kamatave si dhe ndihmën që u është dhënë institucioneve financiare, ku tanimë bankat komerciale kanë më pak vonesa me proceset gjyqësore me procedurë përmbarimore”, shtoi ajo.
Ministrja Hoxha theksoi përkushtimin dhe vendosmërinë e saj për të ndihmuar dhe përkrahur përmbaruesit në punën e tyre, “punë kjo e cila ndikon në lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe ekzekutimin e lëndëve nëpër gjykata”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...