Çfarë sjell MSA-ja - projekt i “iCHAT’ dhe Ministrisë së Integrimeve

23 Gusht 2016 - 15:50      

Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime – “iCHAT’, me mbështetjen e Ministrisë së Integrimit Evropian, është duke realizuar projektin: Ta promovojmë MSA-në.

Ky projekt ka për qëllim promovimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim , si marrëdhënie e parë kontraktuale në mes të BE-së dhe Republikës së Kosovës, si dhe vetëdijesimi i të rinjve për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për rrugën drejtë anëtarësimit në BE, transmeton Koha.net.

Çka është MSA?

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është marrëveshje ndërkombëtare në mes të vendit nënshkrues dhe Bashkimit Evropian.

Vendet që shprehin dëshirën e tyre që të bëhen pjesë e BE-së, duhet më parë të nënshkruajnë MSA-në, e cila është një kuadër ligjor dhe një përkushtim për reforma politike, ekonomike, tregtare ose reforma për të drejtat e njeriut.

Në këmbim të këtyre reformave, BE-ja u ofron vendeve me të cilat nënshkruan këtë marrëveshje heqjen e taksave nëpër tregjet evropiane për disa produkte si dhe u ofron ndihmë financiare dhe teknike

Gjithashtu vendet që arrijnë të nënshkruajnë MSA-në, kanë mundësi të përfitojnë nga fonde të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Asociimi në mënyrë progresive dhe të plotë do të realizohet gjatë një periudhe prej dhjetë vitesh.

Synimet e këtij Asociimi janë:

(a) të mbështesë përpjekjet e Kosovës për forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës;
(b) të kontribuoj në stabilitetin politik, ekonomik dhe institucional në Kosovë si për stabilizimin e
rajonit;
(c) të sigurojë një strukturë të përshtatshme për dialogun politik, duke lejuar zhvillimin e
marrëdhënieve të ngushta politike ndërmjet Palëve;
(d) të mbështesë përpjekjet e Kosovës për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe
ndërkombëtar, nëse lejojnë rrethanat objektive, gjithashtu edhe nëpërmjet përafrimit të
legjislacionit të saj me atë të BE-së;
(e) të mbështesë përpjekjet e Kosovës për të përfunduar tranzicionin në një ekonomi funksionale
të tregut;
(f) të promovoje marrëdhënie ekonomike të harmonizuara dhe të zhvillojë gradualisht një zonë të
tregtisë së lirë ndërmjet BE-së dhe Kosovës;
(g) të nxisë bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat e trajtuara me këtë Marrëveshje.

Çka sjell MSA për Kosovën?

Tarifat doganore në fazën e parë do të hiqen plotësisht për gjithsej 2 mijë e 564 produkte bujqësore të përpunuara, përveç mishit, verës dhe produkteve të sheqerit.

Të gjitha produktet industriale të prodhuara në Kosovë do të eksportohen në shtetet e BE-së me tarifë doganore zero.

MSA kosovarëve iu mundëson njohjen e kualifikimeve profesionale nga ana e BE-së dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve profesionale në tregun evropian, qoftë si të punësuar apo të vet-punësuar.

Kosova do të vazhdon të zbatojë Marrëveshjen e Tregtisë së Lire të Evropës Qendrore.

BE-ja dhe Kosova, me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje do të shfuqizojnë çfarëdo kufizimi sasior për eksportet dhe masat ekuivalente.

Hapja e tregut

Kosova dhe Komuniteti Evropian do ta hapin tregun ndërmjet tyre, që do të thotë se ato do t’i heqin detyrimet doganore, kufizimet sasiore dhe masat e tjera që kanë këtë efekt për mallrat që do të eksportohen nga Kosova në Komunitetin Evropian dhe anasjelltas.

Çështjet ligjore

Këto janë çështjet që lidhen me hapat që duhet t’i ndërmarrë Kosova për plotësimin e njërit prej kritereve të Kopenhagës (është fjala për kriteret që duhet t’i plotësojë një shtet për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Këto kritere u shpallën në Samitin e Kopenhagës mbajtur në vitin 1993).

Drejtësia, liria dhe siguria

Në këtë fushë të marrëveshjes Kosova duhet të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian për t’i forcuar institucionet e saj në të gjitha nivelet, në veçanti ato institucione që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...