
23 Gusht 2016 - 15:25
Ky akt i paskrupull i një grushti primitivësh është në kundërshtim me mentalitetin dhe kulturën e shqiptarëve autentikë nga ato hapësira, transmeton Koha.net. Ata janë turpi i rugosave dhe i gjithë popullit shqiptar, sepse është veprim i pacivilizuar larg nga burrëria dhe trimëria që me shekuj cilëson meshkujt nga këto anë.
Dhunuesit që kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në RTK për shkak të trillimit se shteti gjoja u marrka bjeshkët dhe tokën e tyre, në mënyrë direkte dhe për interesa personale po shembin themelet e shtetit të vet. Dhe jo vetëm themelet e shtetit të vet, se ata për interesa të veta personale pa marrë parasysh se nuk kanë të drejtë, janë gati të shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të vet e të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por edhe të shembin raportet e mira fqinjësore me Malin e Zi dhe stabilitetin e qetësinë në rajon.
Prandaj, u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të demonstrojnë forcën e shtetit dhe të mos lejojnë që bandat që përdorin dhunën, të vazhdojnë të mbjellin frikë dhe të frikësojnë gazetarët, qytetarët e zakonshëm, por edhe deputetët.
Dërshirojmë të besojmë se dhunuesit që hodhën bombën e dorës do të arrestohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë. Në këtë mënyrë, do të dërgohej mesazh i qartë se askush nuk është mbi shtetin dhe se shteti nuk mund të shantazhohet, e as të kontestohen proceset që janë në interes të shtetit, rajonit dhe të qëllimit strategjik të integrimit të plotë euroatlantik, thuhet në reagimin e Shoqatës dhe Unionit të malazezëve të Kosovës, të nënshkruarf nga kryetari i saj, Sllobodan M. Vujaçiq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...