23 Gusht 2016 - 13:45
Sipas njoftimit, që e transmetojnë mediet e Beogradit, Tanin ka theksuar se Qeveria e Serbisë dhe vetë kryeministri janë mbështetja kryesore për mbajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon, transmeton Koha.net.
Në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të KB në të cilën do të shqyrtohet raporti tremujor i punës së UNMIK-ut, gjatë bisedës midis Vuçiqit dhe Taninit, sipas raportimit të medieve të Beogradit, u konfirmua bashkëpunimi i mirë midis Qeverisë së Serbisë dhe Misionit të KB.
Sipas kumtesës së transmetuar përmes medieve serbe, në këtë takim u shqyrtuan mënyrat se si UNMIK-u, në kuadër të mandatit që ka, mund të kontribuojë për zgjidhjen e çështjeve në terren dhe në këtë mënyrë të avancojë jetën e përditshme të serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...