Të fshehtat e Pogradecit [video]

23 Gusht 2016 - 13:39      

Në bregun e Liqenit të Ohrit panorama nuk le hapësirë për koment. Por ajri ndihet menjëherë që është ndryshe.

Përgjatë rrugës që të çon në Pogradec, tashmë gjiret e vogla për plazhe janë pakësuar dukshëm.

Pogradeci vazhdon të mbetet një qytet pa hyrje, por Liqeni i Dritës është ai që merr të gjithë vëmendjen.

Në mëngjes peshkatarët e kanë mbyllur punën, por rrallë hasim ndonjë që pastron rrjetën e vogël, dhe peshkon për mbijetesë.

“Cironkat janë pakësuar se gjuhet pa kriter”, shprehet Arian Rushiti, peshkatar.

Pogradecin e vizitojmë në pjesën e traditës. Lagja e vjetër e burimeve, ose “Topleci” ka një kulturë më shumë se 200-vjeçare. Këtu ka jetuar Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci. Por edhe mund të shohësh njëkohësisht në një pamje kishë e xhami.

Fjetja e Shën Mërisë, me një arkitekturë bizantine ka jetëgjatësi prej 1813 dhe deri në 1967. Më pas ajo u kthye në ofiçinë dhe e rifitoi funksionin e saj pas viteve 90.

Menjëherë qyteti të fton në turizëm. “Amfibtour” është mjeti 60-vjeçar i përshtatur për guidën e Pogradecit.

“Ka ardhur nga Rusia. Ne e kemi privatizuar, e kemi restauruar për gati 4 vite, e kemi përshtatur”, thotë Sokol Krasniqi.

“Nëse do të më jepej mundësia do ta vizitoja këtë vend 3 herë në vit. Ajri, pastërtia, njerëzit janë të gjitha të mirat. Liqeni është shumë i bukur”, shprehet një pushuese.

Aleksandër Filipi shoqëron turistët për guidën turistikë të Pogradecit dhe ndan me ne atraksionet e shumta.

“Monumentet e natyrës dhe të kulturës në rrethin e Pogradecit janë të shumta, mjafton që ato të bëhen evidente dhe që të ketë një orientim më të madh për turistët në këtë vend”, shprehet Filipi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...