BE-ja dënon sulmin ndaj RTK-së

23 Gusht 2016 - 13:30      

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj sulmit në objektin e RTK-së.

Kjo zyrë në një komunikatë për media ka thënë se sulmi mbi RTK-në është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe interesave të qytetarëve, transmeton Koha.net.

“RTK-ja është institucion kombëtar i rëndësishëm i themeluar nga qytetarët e Kosovës dhe i themeluar për qytetarët e Kosovës. Një sulm mbi te është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe interesave të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

“Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së shpreh shqetësimin për këtë sulm tashmë të dytë mbi një institucion publik gjatë disa javëve të fundit. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mos shprehin mospajtimet e tyre përmes mjeteve që dëmtojnë pronën ose që mund t’u shkaktojnë dëm jetës së njerëzve. U bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të gjejnë autorët dhe t’i sjellin para drejtësisë, në mënyrë që të evitojnë çdo përpjekje të tillë në të ardhmen”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...