OSBE dënon sulmin ndaj transmetuesit publik

23 Gusht 2016 - 13:23      

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, kanë dënuar sot, sulmin e mbrëmshëm në mjediset e Radio Televizionit të Kosovës në Prishtinë.

“Jam i tmerruar nga sulmi ndaj RTK-së në kohën kur kishte ende njerëz që punonin brenda ndërtesës. Ky duket të jetë akt frikësimi dhe e dënoj atë në mënyrën më të fuqishme. Ky është sulm ndaj një institucioni të rëndësishëm publik dhe ndaj lirisë së shprehjes,” tha ambasadori Schlumberger, transmeton Kosovapress.

“U bëj thirrje organeve për zbatim të ligjit që të hetojnë këtë rast sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sjellin autorët para drejtësisë,” shtoi ai.

Ndërsa, Mijatoviç tha se ky është një sulm i pastër në medien e lirë dhe në shoqërinë në tërësi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...