KMDLNJ: Edhe një presion mbi transmetuesin publik

23 Gusht 2016 - 13:05      

Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat dhe Liritë e Njeriut me anë të një komunikate ka ngritur shqetësimin për sulmet që po ndodhin në Kosovë.

Duke u nisur nga rasti i fundit, sulmi me granatë dore në RTK, KMDLNj vlerëson se në Prishtinë, kohëve të fundit kanë qenë disa sulme me mjete shpërthyese (Kuvendi i Kosovës, shtëpia e Murat Mehës) e tash edhe transmetuesi publik RTK.

“Përkundër forcave të shtuara policore deri më tani nuk janë kapur ata që sulmuan me mjete shpërthyese sikur edhe ata që i urdhëruan apo planifikuan këto sulme që për qëllim kanë futjen e frikës dhe tensionimin e situatës e cila, edhe ashtu është pranë shpërthimit”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Sipas Këshillit mos kapja e sulmuesve që po e rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore dhe publike vetëm sa po krijon hapësirë për sulmin e radhës.

“Për tensionimin e situatës mbajnë përgjegjësi edhe politikanët e pozitës dhe opozitës të cilët me fjalorin e tyre nxitës dhe përjashtues po bëhen krahë politik i këtyre grupeve kriminale të armatosura”, thuhet në reagim.

KMDLNj e dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm me granatë mbi objektin e Transmetuesit Publik – RTK dhe kërkon nga organet e hetuesisë, që më në fund t’i kapin këto grupe kriminale që po e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe të institucioneve shtetërore dhe publike.

“Ndonëse mund të ketë pakënaqësi me politikën edituese të RTK – së, askush nuk ka të drejtë që ta sulmojë këtë transmetues publik, të rrezikojnë jetën e të punësuarve apo pajisjet e RTK – së. Me veprime kriminale siç ishte ky sulm mbi RTK – në duhet të merret ligji kurse me RTK – në duhet të merret themeluesi i saj, Kuvendi i Kosovës . E jo grupet e organizuara kriminale . RTK po përballet me vështirësi të mëdha materiale ku po rrezikohen edhe pagat e të punësuarve ndërsa sulmi me granatë e rëndon edhe më shumë situatën duke shkaktuar panikë në mesin e të punësuarve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...