Ferronikeli së shpejti do të ndezë furrat

23 Gusht 2016 - 11:57      

Një tubim informues ka rikthyer sot shpresat e rreth një mijë punëtorëve të Ferronikelit në Drenas, të cilët ka disa muaj që po prisnin ditë më të mira për aktivizimin e tij. Sot u tha se pritet së shpejti aktivizimi i tij, ndezja e furrave.

Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës së Ferronikelit tha se pas shumë bisedimesh dhe pas refuzimit të 4 draft-marrëveshjeve, shpresojnë që puna të fillojë së shpejti, transmeton KTV.

“Përpjekjet tona kanë pasur progres. Prodhimi do të fillojë së shpejte. Është çështje ditësh. Ne do ta kalojmë edhe këtë sfidë. Ne dimë të punojmë, vetem na krijoni kushtet”, ka thënë Nika.

Nënkryetari i sindikatës, Abedin Haxhiu ka thënë se punëtorët janë të gatshëm për punë dhe shpreson që puna të fillojë më 1 shtator.

“Ne jemi te gatshëm për punë, dhe kjo është kërkesa jonë për menaxhmentin (fillimi i punës) Ndërsa nga Qeveria kërkojmë rregullimin e rrugës për Gllavicë, për të pasur qasje më të lehtë në xehe, e po ashtu edhe hekurudhën për qasje në xehe që kemi nevojë”, ka thënë ai.

Ferronikeli ndali prodhimin për shkak të çmimeve të disfavorshme në treg dhe të kostos së lartë të energjisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...