Edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dënon sulmin në RTK

23 Gusht 2016 - 11:00      

Beograd, 23 gusht – Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka dënuar sulmin me bombë në Radio Televizionin e Kosovës, në kuadër të të cilës punojnë redaksitë në gjuhën shqipe, serbe e të tjera, thuhet në një komunikatë që e transmeton agjencia e lajmeve e Beogradit, FoNet.

Gazetarët dhe mediet nuk bën të jenë shënjestër në asnjë konflikt të armatosur ose politik, ndërsa sulmi i mbrëmshëm meriton dënimin më të zëshëm nga opinioni dhe institucionet, citon kjo agjenci kumtesën, transmeton Koha.net.

Organizatorët dhe ekzekutorët e këtij sulmi duhet të identifikohen sa më parë në mënyrë që atyre të cilët duan destabilizimin e rrethanave në Kosovë t’u dërgohet mesazh i qartë se ata të cilët duan destabilizimin e rajonit nuk e kanë mbështetjen e elitave politike, thuhet në komunikatë.

Në atmosferën e ekspansionit politik dhe të ekstremizmit fetar në Kosovë, institucionet ndërkombëtare, si dhe institucionet e përkohshme të administrimit në Prishtinë, siç i quan politika zyrtare e Serbisë institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës, duhet të investojnë përpjekje të shtuara në mënyrë që të ruhet stabiliteti i brisht rajonal, thekson Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në komunikatën e saj rreth rastit të sulmit në RTK.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...