Policia e Kosovës konfirmon sulmin me bombë dore në RTK

23 Gusht 2016 - 10:05      

Prishtinë, 23 gusht - Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka konfirmuar sulmin e mbrëmshëm me bombë dore në objektin e transmetuesit publik, RTK.

Në njoftim të policisë theksohet:

Ju informojmë se me datë 22.08.2016, rreth 21:48 në rrugën “Xhemajl Prishtina” tek objekti i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), është raportuar për një shpërthim që dyshohet se është kryer nga mjeti shpërthyes granatë dore.

Policia e Kosovës me njësitet e saj policore, duke përfshirë edhe ato të specializuara ka reaguar menjëherë duke ndërmarrë veprime të shpejta operacionale dhe hetimore lidhur me rastin.

Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pastaj janë kryer procedurat e mëtutjeshme policore, duke përfshirë kontrollimin e hapësirës, mbledhjen e dëshmive dhe provave materiale, në bazë të të cilave dyshohet se në pjesën e prapme, anash objektit të RTK-së ka shpërthyer mjeti i dyshuar granat dore.

Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin kompetent i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes i cili ka zgjatur deri në orën 08:50 të ditës së sotme (23.08.2016), dhe rasti është iniciuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”.

Në bazë të informacioneve të deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Policia është duke punuar në analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante, duke përfshirë kamerat e sigurisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësit/ve të këtij rasti.

Njëkohësisht Policia e Kosovës fton të gjithë personat apo qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion lidhur me rastin të njoftojnë Policinë e Kosovës, - thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...