AGK dënon sulmin në RTK dhe kërkon hetim urgjent

23 Gusht 2016 - 09:46      

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin me bombë dore ndaj Radio Televizionit të Kosovës. Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera që ta hetojnë me urgjencë këtë rast në mënyrë që të gjinden autorët.

Ky sulm është veprim kriminal dhe duhet të sanksionohet.

Nga sulmi kanë mundur të pësojnë kolegët gazetarë, disa prej të cilëve në kohën e shpërthimit kanë qenë në vendin e tyre të punës.

Fatmirësisht askush nuk ka pësuar nga ky sulm.

Sulme të tilla kanë për qëllim ushtrimin e presionit dhe frikës mbi gazetarët, por institucionet e sigurisë nuk duhet që ta lejojnë një gjë të tillë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...