SPERTK dënon të gjitha sulmet dhe fyerjet ndaj RTK-së

23 Gusht 2016 - 08:30      

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal ndaj mediumit të vetëm publik RTK, ku persona të panjohur kanë sulmuar objektin e RTK-së me granat dore me saktësisht vendin ku janë të vendosur transmetuesit e valëve dhe gjeneratorët rreth orës 22:00.

"Në kohën kur ka ndodhur ky shpërthim, shumë nga kolegët tanë ishin në vendet e tyre të punës dhe fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar. SPERTK dënon fuqishëm këtë akt të shëmtuar të këtyre personave dashakeq, i cili është i drejtuar ndaj të ardhmes së RTK-së dhe gjithë vendit", thuhet në reagimin e sindikatës.

Po ashtu SPERTK kërkon nga organet e hetuesisë, që sa më parë të zbardhin këtë akt qyqarë të drejtuar ndaj mediumit të vetëm publik RTK.

"SPERTK nuk dëshiron të paragjykojë motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet, fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së", thuhet në fund të reagimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...