Foto: Koha

Shqipëria i kërkon Kosovës të mos i mbetet hatri për takimin e Nishit

23 Gusht 2016 - 07:42      

Shqipëria ka kërkuar nga Kosova të mos hatërohet se kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur për forumin ekonomik, i paralajmëruar të mbahet gjatë tetorit, në Nish, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë për “Kohën Ditore” se nikoqir është kryeministri serb dhe se asnjëherë nuk është diskutuar për një takim trepalësh, ku do të merrnin pjesë edhe kryeministri apo kryetari i Kosovës.

Minxhozi ka theksuar se takimi i Nishit duhet të kuptohet si përpjekje e rajonit për ta forcuar bashkëpunimin rajonal. Por vetë kryeministri serb kishte përmendur në takim me nënpresidentin amerikan Joe Biden se do të ftojë edhe përfaqësues nga Prishtina, por të nivelit më të ulët. Në Qeverinë e Kosovës nuk ka arritur ende ndonjë ftesë. Por edhe nëse do të ketë, zyrtarë të kabinetit Mustafa kanë thënë se nuk do të marrin pjesë, pavarësisht nivelit të përfaqësimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...