Foto: Koha

Ahmeti: Lista e punësimeve doli për të larguar vëmendjen nga demarkacioni

22 Gusht 2016 - 23:34      

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ditëve të fundit ka qenë në fokus të mediave duke u akuzuar për punësime të paligjshme në komunën që ai drejton.

Ahmeti, i ftuar në Interaktiv të KTV-së, ka mohuar se ka diçka të paligjshme në atë listë.

“Në momentin kur kanë fillua të dalin përgjimet e Klanit Pronto, dhe përderisa po i afrohemi datës 1 shtator, kanë filluar sulmet siç është ky raportim se gjoja kam punësuar njerëz pa konkurs. Atë listë e kanë nxjerrë nga Thesari, dhe aty ka njerëz të angazhuar për ngjarje komunale”, ka thënë Ahmeti, raporton Koha.net.

Në atë listë, Ahmeti thotë të kenë qenë edhe punëtorët e Kuzhinës, punëtorët të legalizimit e të tjerë, këngëtarë të angazhuar për një koncert dhe thekson se të gjithë i kanë demantuar këto raportime.

“Po e kuptoj pse po bëhen këto sulme. Sot doli dosja e 15-të e përgjigmeve, ku Grabovci i ndihmon dikujt të bëhet veteran. Problemi qëndron se këtu janë të përfshirë krerët e shtetit, se Grabovci nuk është njeri që ka vepruar vetë. Nuk është problemi që e ka shti dikë në punë pa konkurs, por se e kanë kapur çdo cep të shtetit. Çka të them unë kur, për 70 dosjet e dërguara në Prokurori, mësoj se ata kanë emëruar prokurorë e ndoshta edhe gjykatës”, ka shtuar ai.

Ai thotë se për të larguar vëmendjen nga çështja e demarkacionit, media të ndryshme dalin me lajme të tilla si ai i punësimit të paligjshëm.

“Jam shumë i sigurt se në përgjimet ardhshme do të kemi edhe biseda për punësimet në RTK, medium i cili nuk ka raportuar asnjëherë për këto përgjime, me arsyetimet se nuk e kemi parë të rëndësishëm si lajm”, u shpreh Ahmeti në Interaktiv.

“Është e çuditshme se si një medium i vogël që raporton për këtë listë të punësimeve, RTK e merr atë lajm dhe e boton me gjysmën e fytyrës sime, dhe gjysmën e fytyrës së Grabovcit. Nëse mendoni se unë mund të bëjë diçka në Komunën e Prishtinës, e këta nuk e dinë, gaboheni”, shtoi ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...