22 Gusht 2016 - 20:29
Ai për disa muaj me radhë është përballur me një sëmundje, të cilës nuk ka arritur t’i mbijetoi.
Beqiri lindi më 11 shkurt të vitit 1934, në Pejë. Studimet e arkitekturës i kishte përfunduar në vitin 1962 në Beograd, në klasën e Prof Mate Bajlon, për të vazhduar studimet, në vitin 1975-1977, në shkallën e tretë – drejtimi Urbanizëm.
Punën e tij si urbanist e filloi në vitin 1962 në vendlindje, në shërbim të Kuvendit Komunal, të cilin punë e vazhdoi deri në vitin 1969, kohë kur e themeloi “Entin për Urbanizëm dhe Projektim”, e cila ishte në kuadër të Komunës.
Ai gjatë punës në këtë institucion ishte hartuesi i projekteve të shumta, ndër të cilat numërohen edhe moteli “Dardania”, shkolla “Xhemajl Kada”, rekonstruimi i ish-hotel “Metohisë” (tash “Dukagjini”) në Pejë. Më pas e hartoi planin për ndërtimin e Motelit “Trofta” në Istog, Stacionit të Autobusëve në Pejë dhe planet për rekonstruimin e hotel “Theranda” në Prizren.
Prej viti 1979 deri më 1994, ka qenë i angazhuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Arkitekturës.
Beqiri ka qenë laureat i çmimit “Borba” për motelin “Trofta” në Istog, në vitin 1980.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...