
22 Gusht 2016 - 19:23
Ky fermer, i cili ekzistencën e siguron prej këtyre gjedheve, nuk po mund as t’i shesë ato ngase është krijuar frika pas sëmundjes së lëkurës, raporton KTV.
15 krerë gjedhe të këtij fermeri u vaksinuan, por janë edhe 235 mijë fermerë të tjerë që po presin vaksinat për t’i shpëtuar nga ngordhja gjedhet e tyre.
Sëmundja gungore e lëkurës është duke u përhapur me të madhe, derisa brenda kësaj kohe, numri i atyre të cilat kanë ngordhur nga kjo sëmundje ka arritur në 59.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të hënën ka dorëzuar kërkesën në Qeverinë e Kosovës, përmes së cilës kërkohet t’u ndahen mjetet e nevojshme për sigurimin e vaksinave nga një vend i largët afrikan.
Qeveria, brenda dy ditësh, pritet të vendosë për këto mjete që mund të arrijnë 1 milion euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...