22 Gusht 2016 - 20:16
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e 21 gushtit, prifti katolik i njohur edhe si Andrew Charles Kingston Soper, është dëbuar për në vendin e origjinës, raporton KTV.
Por, ai është dëbuar jo pse kërkohej nga vendi i origjinës, por pse i skadoi leja e qëndrimit.
Soper për vite me radhë kishte jetuar në Pejë, ndërsa para më shumë se tre muajsh, ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, me një flet-arrest ndërkombëtar.
Mbi të rëndojnë 10 akuza për krime seksuale me të mitur në vendin e tij, të cilat dyshohet se i ka kryer gjatë kohës sa ka punuar si mësimdhënës në shkollën katolike të Shën Benediktit në Londër në mes viteve 1972-1984, dhe nga viti 1991 deri në vitin 2000 kur ishte kryemurg.
Ndërsa, refuzimet e kërkesave nga Britania e Madhe për ekstradimin e tij në dy raste nga Gjykata Themelore në Pejë, i kishte bërë me arsyetimin se për veprat për të cilat, ai dyshohet se i ka kryer, është arritur afati i parashkrimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...