Foto: Koha

LDK kërkon nga protestuesit kundër “Prontos” të protestojnë te Komuna e Prishtinës [video]

22 Gusht 2016 - 19:09      

Emra artistësh e këngëtarësh që kanë performuar në raste festash e ditësh të veçanta në Prishtinë janë në listën e emrave, të publikuar në disa media, të cilësuar si militantë të Vetëvendosjes të punësuar pa konkurs në komunën e Prishtinës.

Për këtë listë ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, pavarësisht se në të i njëjti emër përsëritet së paku 2 herë.

KohaVisioni ka provuar të bisedojë me zyrtarët e degëve të LDK-së në Prishtinë, por kjo ka qenë e pamundur.

Një dite më parë, LDK-ja ka kërkuar që të protestohet për këtë rast, por jo me iniciativë të tyre, por të grupit qytetar që po protestojnë kundër kapjes së shtetit nga ata të aferës “pronto”.

Por, Imer Mushkolaj, nga grupi i qytetarëve protestues, thotë se asnjë parti politike e as LDK-ja nuk e përcaktojnë agjendën e protestës.

Mushkolaj thotë se të gjitha dyshimet për veprime antiligjore në të gjitha nivelet duhet të hetohen e të ndëshkohen, nëse ka fakte për to.

Edhe Kastriot Jahaj ka thënë se publikimi i çfarëdo liste që tenton të dokumentojë shkeljet ligjore i kontribuon shtetit ligjor, por sipas tij, ato duhet të jenë të verifikuara e jo si këto të fundit që dolën në media.

Ai ka thënë se LDK-ja, për ta mbrojtur SHIK-un e PDK-në, po mundohet ta humbë vëmendjen nga afera ‘pronto 2’. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...