
22 Gusht 2016 - 19:02
Në një intervistë për Kohavisionin, Krasniqi ka folur në detaje për prapaskenat brenda PDK-së pas zgjedhjeve të 2010-ës, kohë kjo kur nisi edhe shtrirja e ndikimit të Kadri Veselit brenda PDK-së, e cila fitoi zgjedhjet për herën e dytë, ndikim i cili sipas Krasniqit, vinte nëpërmjet Hashim Thaçit, raporton KTV.
Pavarësisht që ishte sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, Krasniqi thotë se nuk ka qenë në dijeni për lojën e punësimeve që bëheshin, përveç faktit se të emëruarit në borde e agjenci shtetërore nuk vinin nga PDK-ja, por nga SHIK-u.
Ndonëse në përgjimet e “dosjes së shefave”, Krasniqi shihet si pengesë për të arritur qëllimet e “klanit”, ai thotë se ka bërë vetëm punën e tij, duke respektuar procedurat ligjore.
Ish-kreu i Kuvendit flet edhe për demarkacionin me Malin e Zi, i cili sipas tij, është dashur të bëhet në bazë të hartave kufitare të vitit 1945-46, kohë kjo kur Serbia ndau kufirin mes saj dhe Malit të Zi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...