Foto: Koha / arkiv

Krasniqi, thirrje deputetëve për të mos e votuar demarkacionin

22 Gusht 2016 - 18:47      

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mbrojnë interesin e shtetit, dhe jo interesin e shefave.

Përmes një shënimi në profilin e tij në Facebook, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, dhe kështu sipas tij mund të çohet në vend betimi i tyre që i obligon ata të vihen mbi çdo interes individual.

“Me Kushtetutën e Kosovës, deputeti nuk i nënshtrohet asnjë diktati a presioni, veç bindjes dhe vullnetit të tij. Çdo presion mbi deputetët, është veprim antiligjor dhe antikushtetues. Deputetët me asnjë akt ligjor, nuk janë të obliguar që të vihen ekskluzivisht në mbrojtje të interesave të shefave partiak. Ndërsa, të gjitha aktet juridike dhe Betimi i deputetit i obligon ata që të vihen mbi çdo interes individual a grupor dhe në mbrojtje të interesit shtetëror”, shkruan deputeti Krasniqi në Facebook.

Ai ka shtuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa, duhet të heqin dorë “nga çdo formë e diktatit, presionit apo e joshjes me para dhe pozita për t’i detyruar deputetët që ta votojnë demarkacionin, i cili sipas tij, po mbrohet nga të apostrofuarit për t’i mbrojtur interesat e tyre personale”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...