Foto: Koha

Oda Ekonomike Amerikane vlerëson përparimet e bëra në Doganë

22 Gusht 2016 - 16:44      

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka është takuar me drejtorin e Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, ku janë diskutuar temat e ndryshme kryesisht ato që ndërlidhen me reformat e ndërmarra nga Dogana ku Oda Amerikane shprehu konsideratën e saj për përparimet e bëra në këtë aspekt

Zeka ka falënderuar Doganën për procesin e reformimit të ndërmarrë viteve të fundit që ka ndikuar në lehtësimin e procedurave doganore për bizneset.

“Reformat e tilla kanë ndikuar në reduktimin e ankesave të anëtareve të Odës Amerikane në raport me Doganën e Kosovës”, ka thënë Zeka.

Megjithatë, ai shtoi se dialogu i vazhdueshëm me bizneset do të mundësonte zgjidhjen e çështjeve të tjera, përfshirë edhe mekanizmin e trajtimit të ankesave në procedurë administrative.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna kërkoi nga përfaqësuesit e Odave që të bashkëpunojnë sa më shumë, jo vetëm me Doganën e Kosovës por edhe me institucionet tjera pasi në këtë mënyrë, përmes një partneriteti në mes të organizatave publike dhe atyre private, mund të gjenden zgjidhjet më të mira për çështjen e ndryshme ekonomike dhe tatimore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...