Komisioni Qytetar i vijës kufitare Kosovë - Mal i Zi përgënjeshtron Thaçin dhe Mustafën

22 Gusht 2016 - 16:11      

Rasim Mulaj, përfaqësues i Komisionit Qytetar të vijës kufitare Kosovë - Mal i Zi, ka reaguar sot kundër pohimeve të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa për demarkacionin me Malin e Zi.

Shprehim indinjatën tonë të thellë me reagimet e rrema, të pa baza, krejtësisht të pavërteta të incitucioneve tona qendrore me ne krye presidentin Thaçi, kryeministrin Mustafa, vartësve të tyre, Komisionit Qeveritar se gjëja territori që "dhunshëm" po dëshirojnë t’ia falin Malit të Zi, 8800 hektarë, i kanë takuar shtetit të Malit të Zi, dhe deklarimeve të tyre të rreme se gjëja ne, banorët, shfrytëzues të këtyre bjeshkëve, i paskemi paguar taksa Malit të Zi.

Këto deklarime të pavërteta të krerëve shtetërorë të Kosovës jo vetëm që i kundërshtojmë si të pa qenë, por edhe i kemi dëshmuar e jemi në gjendje prapë të ja u dëshmojmë me dokument, me fletëpagesa të taksave, gjobave e dokumenteve tjera, të cilat gjithmonë i kemi kryer në institucionet e kohës në Pejë.

Këto dëshmi, të cilat i kemi bërë publike për opinionin që në fillim, jemi të gatshëm t’ua riprezantojmë sonte në ora 16:00 ku edhe do të takohemi përfaqësuesit e Komisionit Qytetar te të gjithë banorëve dhe fshatrave që iu takojnë ato bjeshkë.

Andaj këtë reagim i lusim edhe mediat e shkruara dhe elektronike ta paraqesin, por njëkohësisht i ftojmë që sonte, dt. 22 gushtë, e hëne, në ora 16:00 në Restaurantin"Lukaj"në Pejë, rruga për Vitomiricë, të vinë dhe të pasqyrojnë si argumente të vërteta dhe të i paraqesin para opinionit publik dhe institucione e të Kosovës, përfundon reagimi i Komisionit Qytetar, të nënshkruar nga Rasim Mulaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...