Serbia nuk do takime me simbole të Kosovës

22 Gusht 2016 - 15:54      

Takimi i delegacionit të Odës ekonomike të Serbisë me Hashim Thaçin dhe paralajmërimet e shkuarjes së ndërmarrësve kosovarë dhe të përfaqësuesve politikë të rangut më të ultë në Beograd e në Nish, sipas Veçernje Novostit , është paralajmërim i etapës së re në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Sipas fjalëve të Milovan Drecunit, shefi Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, transmeton Koha.net, dialogu në Bruksel ka mundësuar kornizën për përparimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ky bashkëpunim, sipas tij, është i domosdoshëm për stabilitet të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se duhet pritur takime të nivelit të lartë jashtë kornizës nga statusi neutral.

“Asnjë zyrtar yni nuk ka të drejtë që tërthorazi ta njohë Kosovën duke u ulur në tryezë me politikanë të Prishtinës në hapësirat ku gjenden simbolet shtetërore të Kosovës. Këtë secili duhet ta ketë para sysh”, ka thënë Drecun. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...