22 Gusht 2016 - 15:29
Sipas komunikatës, në këtë takim u theksua bashkëpunimi i mirë midis Serbisë dhe këtij misioni, transmeton Koha.net.
Bëhet e ditur se u paraqitën vlerësime mbi situatën aktuale në Kosovë, veprimin e UNMIK-ut, pastaj mbi angazhimin e këtij misioni në fushat me rëndësi për mbetjen, jetën normale e të dinjitetshme të serbëve dhe të pjesëtarëve të komuniteteve të tjera joshqiptare, theksohet në komunikatë.
Posaçërisht u theksua rëndësia e Misionit për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit si dhe angazhimi i UNMIK-ut për të gjitha çështjet me rëndësi për cbatimin me konsekuencë të Rezolutës së KS të KB 1244, theksohet në komunikatën për medie të kësaj ministrie.
U theksua edhe rëndësia e pranisë së pazvogëluar të UNMIK-ut, duke u nisur nga besimi që ka popullata serbe dhe joshqiptare në punën e misionit, shkruan komunikata.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në të cilën do të shqyrtohet raporti mbi punën e UNMIK-ut do të mbahet të enjten, më 25 gusht.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...