22 Gusht 2016 - 14:58
Siç është shprehur ai, Kosova nuk do të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara deri sa të jetë Serbia dhe miqtë e saj anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.
Këto presione vijnë nga disa qendra, njëra prej tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tjera është Turqia, ndërsa të tjerat vijnë nga anëtaret e Bashkimit Europian. Kjo është plotësisht e qartë për të gjithë dhe kjo s’ka arsye të fshihet, citohet të ketë thënë Nikoliq gjatë hapjes së Kongresit Ndërkombëtarë të Studimeve Bizantine, duke shtuar se këtë ia ka thënë kohë më parë edhe zëvendëspresidentit të SHBA, Joe Biden.
Nikoliq ka thënë se të mëdhenjtë mendojnë se kanë të drejtë t’ua caktojnë politikat shteteve e popujve të vegjël “meqë ata mendojnë se janë si në kodër, dhe si do të thoshte Njegoshi, se ai që në kodër rri sado pak, sheh më shumë se ai rrëzë malit”
Mirëpo, Nikoliq është shprehur se një fjalë e urtë latine thotë se miu, edhe kur hip në kodër mbetet mi.
Nikoliq ka rikujtuar se Beogradi ka marrë vendim që të mos e pengojë Prishtinën në integrimet rajonale, gjë që ka nënshkruar në Bruksel, por asgjë përtej kësaj.
I pyetur për platformën e tij mbi Kosovën, Nukoliq ka thënë se kjo është në dotë të Qeverisë, duke shtuar se ajo udhëheq politikën e jashtme e të brendshme.
Nikoliq beson se Qeveria e ka planin e vet, në të cilin me siguri ka përfshirë edhe pjesë të platformës së tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...