22 Gusht 2016 - 14:10
Ai në të njëjtën kohë ka akuzuar Kosovën se nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit.
Serbia po i zbaton detyrimet që dalin nga marrëveshjet e Brukselit , madje, siç ka thënë,drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, edhe për gjëra që në kuptimin mediatik nuk është shumë atraktive ose popullarizuese, ndërsa kështu nuk është rasti me Prishtinën, ka deklaruar Marko Gjuriq.
"Nëse shikoni grumbullin e detyrimeve tona që deri më tash i kemi zbatuar dhe ajo që ka mbetur, pranoj se diçka pak ka mbetur për t’u zbatuar, dhe nëse shikoni grumbullin që Prishtina ka pasur për ta zbatuar, e cili pothuaj as që ka fillua, atëherë do të shihni se cila palë në masë të madhe ka përmbushur detyrimet”, citon B92 të ketë thënë Marko Gjuriq.
I pyetur nëse Prishtina është fajtore që sipas vlerësimit të Ban Kee Moonit zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit “ nuk ka përparuar shumë”, transmeton Koha.net ,Gjuriq ka thënës e “shumë shpesh dora jonë e zgjatur mbetet në ajër dhe kjo vërehet edhe kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjes ".
"Mua vërtet më vjen keq pse është kështu, sepse derisa përparimi ecën me hapa të ngadalshëm, situata e tillë ekonomike në Kosovë do të zgjasë gjithnjë", ka thënë Gjuriq.
Duke theksuar se në Kosovë ka papunësi të madhe, madje Gjuriq thotë se ajo është deri në 60 për qind, ai ka theksuar se papunësia vështirë mund të rregullohet derisa të mos zgjidhet çështja e pasurisë dhe e komunikimit me institucionet e Serbisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...