Rriten të hyrat nga Dogana me afër 90 milionë euro

22 Gusht 2016 - 13:41      

Dogana së Kosovës ka arritur që të rris edhe më tej të hyrat e grumbulluara për buxhetin e Kosovës.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se deri me këtë datë janë mbledhur 646 milion të hyra, derisa vitin e kaluar kanë qenë 556,9 milion, ku kjo paraqet 89,1 milion më shumë apo 16%.

“Përveç që janë rritur të hyrat, dogana ka punuar shumë edhe me biznese ashtu që të rritet vetëdijesimi i tyre mbi procedurat doganore, obligimet tatimore dhe mbi të drejtat e biznesit gjatë zhdoganimit të mallrave të tyre. Që rezultati i arritur deri tani është domethënës, tregojnë statistikat e uljes së numrit të ankesave nga ana e bizneseve, pasi që vërehet qartë tendenca e uljes së numrit të ankesave nga bizneset si rezultat direkt i punës së doganës. Bazuar në paraqitjen grafike, shihet se numri i ankesave të paraqitura në vazhdimësi është duke rënë, sipas parashikimeve dhe sipas këtij trendi deri në fund të këtij vitit ne do të pranojmë rreth 1000 ankesave. Derisa në vitin 2014 patëm një mesatare mujore prej 158 ankesave gjatë vitit 2015 kishim 108, derisa gjatë këtij viti mesatarja mujore ka rënë në 90 ankesa gjatë një muaji. Pra sipas këtij trendi gjatë këtij viti ne presim të marrin rreth 1000 ankesa që në total paraqesin ulje me mbi 30% në krahasim me vitin paraprak”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm, Lulzim Rafuna theksoi “Përpjekjet tona për të luftuar dukuritë negative dhe për të ofruar një treg të barabartë për të gjitha kompanitë janë duke dhënë rezultatet maksimale, ulja e numrit të ankesave paraqet edhe një sukses të radhës, respektivisht tregon ngritjen e besimit të kompanive në Doganën dhe procedurat e aplikuara nga ne, ulja e ankesave dhe rritja e të hyrave janë indikatorë të qartë se Dogana e Kosovës tanimë është një institucion kredibil dhe modern i barabartë me doganat evropiane”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...