Gjermania mbështet certifikimin e verës shqiptare

22 Gusht 2016 - 13:29      

Tiranë, 22 gusht - Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi të hënën në Tiranë një takim me deputeten e Bundestagut gjerman, Kordula Kovac, përfaqësuese e Partisë Kristian Demokrate ( CDU).

Znj. Kovac është anëtare e Komitetit për Ushqimin dhe Bujqësinë, dhe një zë kryesor i kultivuesve të vreshtarisë dhe prodhuesve të verave gjermane. znj. Kovac është shoqëruar në këtë takim nga prof. Dr. Monika Christmann, kryetare e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV), dhe Prof. Dr. Manfred Großmann (Universiteti i Geißenheim).

Në fokus të takimit ishte situata e vreshtarisë shqiptare dhe perspektiva e eksportit të verave të prodhuara në vend, drejt tregjeve europiane.

Ministri Panariti bëri një prezantim të traditës së kultivimit të disa varieteteve të përmendura, Kallmeti, Merloti, Kabërneja, Tokai dhe Riesling, duke theksuar se vera shqiptare e ka një përgjigje lokale autoktone për secilën nga këto emra të njohur ndërkombëtar.

Ministri Panariti u ndal edhe në një nga arsyet që mbajnë pezull të ardhmen e këtij sektori, çështja e pronës dhe fragmentarizimi i tokës. Kjo pengesë ka filluar të tejkalohet vitet e fundit kur me iniciativë të kultivuesve dhe prodhuesve të verës, janë bashkuar sipërfaqet e tokave dhe janë kultivuar varietete autoktone të pëlqyera dhe të kërkuara në tregun ndërkombëtar.

Ministri Panariti kërkoi mbështetjen dhe asistencën teknike në procesin e certifikimit të verës shqiptare. “Sot prodhimi i verës është rritur në krahasim me vitet e mëparshme, me 10 178 ha me vreshta, 17.2 milionë rrënjë, 204,000 ton rrush, dhe 12,545 hektolitra verë të prodhuar”, informoi Panariti.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave , Edmond Panariti zhvilloi një takim me deputeten e Bundestagut gjerman, Kordula Kovac, (3)Deputetja Kovac siguroi ministrin Panariti për mbështetje në procesin e autentifikimit të disa varieteteve të verave shqiptare dhe për pranimin e tyre në tregun gjerman dhe më gjerë, duke parë potencialin në rritje dhe zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe prodhimit të verave.

Gjatë vizitës në vendin tonë, delegacioni gjerman pritet të vizitojë Kantinën e Verës “Arbëri”, Rrëshen-Mirditë, vreshtat e Shoqërisë “EuroGers” Sh.p.k dhe Kantina e Verës “Cobo” në Berat dhe të zhvillojë takime në Rektorin e Universitetit Bujqësor Tiranë, Prof. Dr. Bahri Musabelliu dhe me Dekanen e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Prof. Dr. Renata Kongoli, gjatë vizitës në laboratorët e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...