Londra arrestoi priftin pedofil që fshihej në Kosovë

22 Gusht 2016 - 10:55      

Një prift katolik britanik, i akuzuar nga drejtësia e vendit të vet për shpërdorim seksual të fëmijëve, është arrestuar të dielën, dje, në aeroportin Luton të Londrës pas një fshehjeje pesëvjeçare, njofton policia britanike.

Andrew Charles Kingston Soper, 72 vjeç, pas arritjes së tij nga Kosova u burgos menjëherë, transmeton Koha.net. Ai akuzohet për shpërdorime seksuale bërë nëntë herë në vitet 1972 dhe 1986. Arrestimi i tij i vë pikë një beteje të gjatë juridike ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar deh Kosovës, përcjell informatën e AFP-së Orient le Jour.

Prifti britanik ishte arrestuar në Kosovë ku fshihej pas një fletë arresti evropian lëshuar nga Britania e Madhe. Ai gjendej në burg në Kosovë dhe drejtësia kosovare kishte refuzuar dy herë ekstradimin e tij. Kosova thoshte se akuzat që i bëheshin atij ishin të vjetruara.

Të kontaktuar nga AFP, autoritete kosovare nuk ishin të gatshme të komentonin kthimin e priftit në Britani të Madhe e as arrestimin e tij. Edhe policia londineze tha të mos dinte nëse kthimi i prifti ishte rezultat i marrëveshjes me Kosovën ose nëse Soper ishte kthyer në Londër kokë në vete.

Ai ishte fshehur që nga lirimi i tij në vitin 2011, para se të akuzohej për abuzimin seksual të fëmijëve, që datojnë në periudhën kur ai ishte një mësues në shkollën "St Benedict's School", një institucion katolik private në Ealing Abbey në perëndim të Londrës.

Soper akuzohet të ketë shpërdoruar seksualisht me pesë nxënësit e tij.

Sipas një raporti të pavarur britanik që jep detaj për 21 incidente për shpërdorime bërë nga prifti nga viti 1970 dhe 2010, shkolla St Benedict's ka kërkuar falje dhe ka pranuar rekomandimet e ndryshimit thelbësor të funksionimit për t’i mbrojtur më mirë fëmijët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...