22 Gusht 2016 - 08:29
“Sipas situatës sinoptike që po mbretëron mbi gadishullin Ballkanik, reshje shiu pritet të fillojnë nesër dhe do të vazhdojnë edhe ditën e martë. Të mërkurën pritet të ketë më shumë orë me diell dhe do të vazhdoj një situatë e ngjashme deri të premten, duke mos i përjashtuar reshjet e izoluara të cilat mund të jenë prezent nëpër disa lokalitete, por me intensitet të dobët”, thuhet në komunikatën për media e IHMK-së.
Sipas IHMK-së vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.
Në viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent , temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 13m/s.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...