21 Gusht 2016 - 23:23
Sipas të dhënave policore greke 18 refugjatë afganë u bllokuan në zonën e Konicës, mes të cilëve tetë fëmijë. Grupe refugjatësh prej disa personash janë bllokuar në zona të tjera fqinje me Shqipërinë, ndërkohë që operacioni vazhdon.
Të gjithë refugjatët e bllokua,r sipas autoriteteve greke do të rikthehen në qendrat pritëse, nga të cilat janë larguar.
Ndërhyrja e policisë greke vjen në një kohë kur në anën shqiptare është rritur ditëve të fundit depërtimi i grupeve të refugjatëve, kryesisht nga Siria dhe Pakistani.
Një repart i forcave speciale të policisë shqiptare DELTA është vendosur sërish në kufi për të bllokuar grupet e refugjatëve.
Policia shqiptare ka shprehur shqetësimin se trafikantë të qenieve njerëzore po fshehin në zonat pyjore në anën greke, afër Shqipërisë, grupe refugjatësh duke i mbajtur ata me ditë të tëra në kushte të vështira jetese.
Refugjatët kërkojnë të kalojnë transit në Shqipëri për t`iu drejtuar kufirit të Malit të Zi apo Kosovës. Sipas policisë shqiptare, trafikantët përdorin tani mjete të vogla për transportimin e tyre duke përfituar edhe nga qarkullimi i rënduar për shkak të sezonit turistik.
Policia shqiptare ka bllokuar gjatë muajit gusht disa dhjetëra refugjatë, mes të cilëve shumë fëmijë, por pa arritur të arrestojë organizatorët e trafikut që veprojnë në të dy anët e kufirit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...