21 Gusht 2016 - 20:52
Pos shkatërrimeve e dëmeve të bëra, siç ka thënë për Koha.net organizatori i këtij aksioni simbolik dhe i vënies së banerëve, Avdyl Osmani, ushtria dhe police serbe, në bashkëpunim me serbët e fshatit, kanë vrarë shumë banorë shqiptarë këtij katundi.

Duke folur për paralajmërimet e kthimit të disa familjeve serbe në Mushtisht, Osmani ka thënë se “ata, serbët, po e kërkojnë kthimin, por ende nuk e kanë bërë asnjë hap për të na i kthyer të pagjeturit, për të dhënë llogari për të vrarët dhe për të kompensuar dëmet e bëra”.

“Ata nuk kanë kërkuar falje, ata nuk janë dënuar dhe ata ende krenohen për atë që kanë bërë këtu kundër shqiptarëve ”, thotë Osmani për Koha.net.
Aksioni, sipas Osmanit, është zhvilluar edhe kundër synimit të serbëve që e kanë pasur për ta futur Mushtishtin nën administrimin komunal të Shtërpcës.
Ai në fund ka paralajmëruar protesta paqësore në Mushtisht kundër këtyre qëllimeve dhe kundër kthimit të atyre që kanë bërë krime në fshat e që për banorët e tij janë të ditur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...