Sejdiu: Nuk barazohen Shpend Ahmeti e Adem Grabovci

21 Gusht 2016 - 19:33      

Dardan Sejdiu, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, në profilin vet të Facebookut ka akuzuar bartësit e pushtetit qendror për, siç ka thënë ai, kapjen totale të institucioneve të vendit, ndërsa LDK -në bartëse e këtij organizimi kapës, transmeton Koha.net.

Ai ka përmendur ditën e protestave të caktuar më 1 shtator nga Vetëvendosja dhe paralajmëron “çlirim institucionesh”.

Sejdiu duke theksuar se s’ka si të barazohen Shpend Ahmeti dhe Adem Grabovci, ka shrkuar:

“Dosjet Pronto kane deshmuar kapjen totale qe Hashim Thaci dhe Kadri Veseli i kane bere institucioneve publike me ane te vegles/ndermjetesuesit Adem Grabovci.

Sot kjo kapje u shperfaq dhe u zhvesh ne plotni. Se pari RTK se bashku me portalet e tyre shperndan nje te pavertete te madhe, pastaj u munduan te barazojne Shpend Ahmetin me Adem Grabovcin, dhe tash vet Hashim Thaci qenka deklaruar qe keto qenkan te njejta.

Ndersa LDK e Isa Mustafes asnje fjale nuk e tha per keto pergjime, perkundrazi hesht sepse eshte vet pjese e ketij organizimi. Qe 14 vite qeverisin bashke, ne Komune deri ne vitin 2014 kur edhe u clirua Prishtina, ndersa ne nivel qendror ende.

Tash e nje kohe jane bashke, tash e nje kohe u munduan me bllokime. Tash perseri po behen bashke kunder Prishtines me instrumentet e ndertuara nga klani Pronto.

1 Shtatori eshte afer, renia juaj edhe me afer, e clirimi i institucioneve qe i keni sakatosur nga paditunia, shantazhet dhe kercenimet menjehere pas.”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...