“E- shoferi” për personat me nevoja të veçanta – ende as në projekt [video]

21 Gusht 2016 - 19:23      

Qasja e kufizuar në objekte ka lënë personat me nevoja të veçanta edhe pa patentë shofer, raporton KTV.

Objekti në të cilin gjendet departamenti për patentë shofer nuk ofron qasje për këta persona.

E kërkesat e shumta që këtyre personave t’u mundësohet diku tjetër mbajtja e testit nuk u morën parasysh nga institucionet. Për t’u pajisur me një patentë shofer kjo kategori e shoqërisë, nga të gjitha pjesët e Kosovës, duhet të vijë në Prishtinë.

Kjo për shkakun se ekziston vetëm një veturë për mbajtjen e orëve praktike.

Problemet e tyre i di edhe shoqata Handikos, por nuk po mund t’u dalë në ndihmë.

Mirëpo, zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë thënë se njësitë e patentë shoferëve janë të vendosura përkohësisht në objektet e stacionit të autobusëve, dhe se ata janë munduar që të krijojnë qasje sa më të lehtë në to.

KohaVisioni ka pritur disa ditë për përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka zgjedhur që vetëm nëpërmes e-mailit të thotë se janë para finalizimit të projektit “E-shofer” për paraqitjen e provimit përmes sistemit online në mënyrë që kandidatëve t’u lehtësohen procedurat e aplikimit.

Ndërsa sa i përket sigurimit të automjeteve të adaptuara për persona me nevoja të veçanta, zyrtarë të Ministrisë thonë se këto automjete duhet të jenë në pronësi të kandidatit, shoqatës apo të marra me qira.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...